Karkaleca furre me gjalpë dhe hudhër



 Përbërësit :

Per 4 persona:

1600-800 gr. Karkaleca
2100 ml Gjalpë
32 thelpinjë Hudhra
4Pak Kripë
5Pak Piper të zi
6Pak Piper rozë
7Një tuf e vogël Majdanoz

Udhëzimet :

Pastroni karkalecat vetëm nga zhgualli dhe  fija e zezë duke i bërë një të çarë vertikale në kurrizë. Në barkë i bëni një te prerë të vogël që gjatë pjekjes karkalecat mos të mblidhen.

Gjalpin shkrijeni në një ënë ku do te shtoni dhe 2 thelpinjë hudhër të grirë imët dhe sapo të filloj të shkrihet hiqeni nga zjarri dhe bashkoni majdanozin e grirë imët.

Rreshtoni karkalecat në një tavë. Kriposini piperosni dhe shtoni sipër piper rozë. Sperkatini komplet me gjalpin e aromantizuar me hudhër dhe majdanoz dhe vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 200 grad për 15 minuta jo më shumë pasi ju thahen nesë i keni karkaleca të mëedhenjë si të mitë, ndryshe nëse janë të vegjël lërini dhe më pak. Shërbejini me majdanoz të freskët. Salcë tartar dhe ullinjë.

Post Views: 1,602


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: