Receta gatimi për Supë me Finok



Një recetë gatimi tjetër për supë krem me finok pasi periudha ideale për të konsumuar këtë bimë. Ndryshe nga receta e mëparshme, në këtë version të supës me finok, perimet duhet ti kalojmë më parë në furrë.

Supë me Finok është një recetë mjaft dietike dhe e shëndetshme. Dhe pse temperaturat janë ulur një pjatë e ngrohte është gjithmonë me vend. Kjo bimë na bën shumë mirë nëse kemi çrregullime me stomakun dhe fryrje, gjithashtu një ngarkesë pozitive për veshkën.

Supë me Finok

Prep Time20 minutes

Cook Time20 minutes

Total Time40 minutes

Course: Soup

Cuisine: Mediterranean

Keyword: supe

Sasia: 2 persona

Kalori: 250kcal

Përbërësit

  • 1 kokë finoku
  • 1 kokërr patate e madhe
  • 2 karota
  • 1 cm xhinxher
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 kokërr qepë
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper
  • majdanoz
  • djathë të grirë

Përgatitja

  • Për supë me finok duhet të zgjedhim këto pak perime të freskëta. Pasi ti kemi larë mirë në ujë të rrjedhshëm të gjitha perimet, presim hollë finokun, hudhrat, xhinxherin dhe qepën. Hedhim pak vaj e kripë, i mbledhim me letër alumini dhe i futim në furrë të nxehur në 200°C për 10 minuta.

  • Kështu perimet i lëshojnë një aromë të mirë supës. Ndërkohë patatet, karotat të prera në kubik i hedhim në një tenxhere me ujë e kripë dhe i vëmë në zjarr për ti zier. Receta për supe karota
  • Pasi janë zbutur perimet e furrës i hedhim në tenxheren ku ziejnë patatet. I lëmë së bashku dhe për 7-10 minuta të tjera.

  • Perimet e ziera për supë me finok i grijmë më një mikser elektrik dhe i hedhim pak vaj ulliri e piper.

  • Gjatë servirjes supës i hedhim majdanoz të prerë hollë dhe sipas dëshirës djathë të grirë.

  • Supë me finok është gati, shërbehet me feta buke të thekura.

Receta për supë me kos, supë me kërpudha ose supë perimesh.

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: