Gjelle bizele dhe patate – Arti Gatimit



Bizele janë një burim i çmuar vlerash ushqimore. Gjelle bizele duhet të konsumohen edhe nga fëmijët. Bizelet e freskëta përmbajnë hekur, fosfor, kalcium, kalium, vitaminë A, vitaminë B1 dhe vitaminë C.

Gjelle bizele dhe patate

Prep Time20 minutes

Cook Time20 minutes

Total Time40 minutes

Course: Main Course

Cuisine: Albanian

Keyword: gjelle

Sasia: 4 persona

Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 500 gram bizele
  • 500 mL lëng mishi
  • 2 karota
  • 1 kokërr qepë
  • 1 kokërr patate
  • vaj ulliri
  • salcë domate
  • 2 thelpinj hudhra
  • majdanoz
  • piper
  • kripë

Përgatitja

  • Pasi i pastrojmë të gjitha perimet, i grijmë të vogla në forme kubi. Qepën e grijmë më vete, e hedhim në tenxhere më pak vaj ulliri dhe e kaurdisim.

  • Pasi kemi kaurdisur qepën hedhim salcën dhe kripën. I kaurdisim këto edhe pak bashkë me qepën. Më pas hedhim edhe perimet e tjera.

  • Në të njëjtën kohë ujin ose lëngun e mishit e kemi ngrohur. Të nxehtë e hedhim në tenxhere. E lemë të ziej për dhjetë minuta. Shtojmë me majdanoz dhe piper.

  • Gjellë bizele dhe patate është gati. E shoqërojmë me bukë të thekur dhe garniture te stinës.

Bizelet kanë më pakë niseshte se bishtajoret e tjera prandaj janë më të tretshme kanë yndyrë të ulët dhe pak kalori. Bizelet e thata përmbajnë magnez dhe zink dhe janë me më shumë kalori sesa ato të freskëta.

Ju bëftë mirë nga WeTekst Shqip


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: