Cheesecake me çokollatë pa pjekje që duhet ta provoni



Ky version i cheesecake me çokollatë nuk ka nevojë për pjekje, mjaftojnë disa orë në frigorifer dhe keni një ëmbëlsirë fantastike. Fanatikes e shijes klasike mund të lexojnë recetën origjinale për cheesecake. Lexoni gjithashtu të gjitha sekretet për të pergatitur nje cheesecake perfekt.

Cheesecake me çokollatë është varianti me i kërkuar i kësaj ëmbëlsire me krem djathi. Butësia e kremit të djathit ndërthuret më së miri me shijen e çokollatës.

Cheesecake me çokollatë pa pjekje

Prep Time50 minutes

Frigorifer4 hours

Total Time4 hours 50 minutes

Course: Dessert

Cuisine: American

Keyword: embelsire

Sasia: 6 persona

Kalori: 230kcal

Video

Përbërësit

Baza e cheesecake

  • 300 gr biskota te thata
  • 150 gr gjalpë i shkrirë

Kremi

  • 250 gr maskarpone
  • 300 gr krem djathi
  • 250 ml pana
  • 150 gr sheqer pluhur
  • 10 gr fletë xhelatine
  • 250 gr çokollate e zezë

Për pjesën sipër

  • 300 gr çokollate e zeze e shkrirë
  • fruta te freskëta sipas dëshirës

Përgatitja

Fillimisht përgatisim bazën për cheesecake

  • Grijmë biskotat me grirësin elektrik dhe i bashkojmë me gjalpin e shkrirë. I përziejmë mirë bashkë.

  • Hedhim masën e përgatitur në një tavë të rrumbullakët që hapet anash dhe ku kemi vendosur letër furre. Shtypim masën e biskotave me një lugë ose me fundin e një gote derisa të bëhet një shtresë e njëtrajtshme. Vendosim bazën në frigorifer.

Ndërkohë përgatisim kremin sipër me çokollatë

  • Shkrijmë fillimisht çokollatën dhe e lëmë të ftohet. Pastaj hedhim në një enë maskarpone, kremin e djathit dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim së bashku me rrahësen elektrike. Në një enë tjetër rrahim panën derisa të arrijmë një masë si shkumë.

  • Vendosim për pak minuta xhelatinën në një gotë ujë të ftohtë, pastaj e shtrydhim mirë me dorë dhe e vendosim në një xhezve të vogël me një lugë ujë. E shkrijmë me zjarr të ngadaltë.

  • Në enën me kremin e maskarpones dhe kremit të djathit shtojmë çokollatën e shkrirë dhe xhelatinën. I përziejmë mirë bashkë dhe në fund shtojmë panën. I përziejmë ngadalë nga poshtë lart derisa të arrijmë një masë homogjene.

  • Marrim bazën e biskotave nga frigoriferi dhe hedhim mbi të kremin e përgatitur. Vendosim ëmbëlsirën në frigorifer përreth 5/6 ore.

  • Është mirë që kjo ëmbëlsirë cheesecake me çokollatë të gatuhet një ditë para se të shërbehet, kështu mpikset më mirë.

  • Pasi kanë kaluar disa orë në frigorifer marrim ëmbëlsirën dhe i heqim tavës unazën anash dhe shtojmë sipër çokollatë të shkrirë paraprakisht dhe të ftohur.

  • Ëmbëlsira cheesecake me çokollatë është gati për tu shërbyer. Mund ta shoqëroni sipër me fruta të freskëta.

Mund të gjeni dhe këto variante: cheesecake me fistikë, cheesecake me luleshtrydhe ose cheesecake me kos.

Ju bëftë mirë


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: