Luleshtrydhe me çokollatë – Arti Gatimit



Luleshtrydhe me çokollatë për një pasdite të shijshme. Të dy përbërësit shkojnë shumë me njëri tjetrin, prandaj ju sugjerojmë ta përgatitni.

Luleshtrydhe me çokollatë

Prep Time10 minutes

Cook Time5 minutes

Total Time15 minutes

Course: Snack

Cuisine: Global

Keyword: fruta

Sasia: 2 persona

Kalori: 170kcal

Përbërësit

  • 400 gr luleshtrydhe
  • 200 gr çokollatë e zezë
  • 20 gr gjalpë

Përgatitja

  • Luleshtrydhet i lajmë mirë dhe i kullojmë nga uji tepërt. Për të përgatitur luleshtrydhe me çokollatë ato duhet të jenë komplet të thata.

  • Gjalpin dhe çokollatën i hedhim në një enë dhe i shkrijmë në banjomari. Luleshtrydhet i marrim një nga një dhe i futim në çokollatën e shkrirë.

  • Luleshtrydhet e lyera i vendosim me kujdes në një tavë me letër kuzhine sa të thahen.

  • Pasi çokollata të thahet i vendosim në enën e servirjes.

  • Luleshtrydhe me çokollatë janë gati.

Lexoni gjithashtu pandispanje me luleshtrydhe ose krepa me luleshtrydhe

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: