Si të gatuajmë Peshk në tavë



Për këtë recetë gatimi peshk në tavë kemi përdorur peshk qefull,por ju mund të përdorni dhe koce ose levrek. Receta është e thjeshtë dhe e shijshme. Pasi të piqet tava mos harroni të merrni dhe nja dy feta buke për ta ngjyer me kafshatë.

Si të gatuajmë peshk në tavë me perime. Kjo është një recetë shumë e lehtë për tu gatuar për të gjithë.

Peshk në tavë

Prep Time15 minutes

Cook Time35 minutes

Total Time50 minutes

Course: Main Course

Cuisine: Albanian

Keyword: peshk

Sasia: 4 persona

Kalori: 210kcal

Përbërësit

  • 1 kg qefull
  • 3 kokërr qepë
  • 3/4 karota
  • 50 ml uthull e bardhë
  • 150 ml salcë domate
  • 2 degëza selino
  • 2 thelpinj hudhre
  • 5/6 gjethe dafinë
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper

Përgatitja

  • Për te përgatitur peshk ne tave ju këshillojmë qe te përdorni një peshk të freskët. Pasi e kemi larë peshkun e presim në copa dhe e marinojmë me kripë dhe piper.

  • Ndërkohe qërojmë të gjitha perimet dhe i presim ne copa. Vendosim një tigan në zjarr ku shtojmë pak vaj ulliri dhe hedhim të gjitha perimet e prera. I kaverdisim për disa çaste të gjitha së bashku. Shtojmë dhe më pas hudhrën e cila nuk duhet të digjet.

  • Shuajmë të gjitha perimet me uthull te bardhe por mund te përdorni dhe pak verë të bardhë.

  • Shtojmë me pas salcën se bashku me disa gjethe dafine. Shtojmë kripë dhe piper dhe i lëmë për disa çaste në zjarr.

  • Më pas perimet e përgatitura i transferojmë në një tavë ku sipër shtojmë dhe copat e peshkut.

  • Peshk ne tave tani është gati për tu pjekur. E vendosim në furrë të nxehte ne 200°C për rreth 30 minuta.

  • Peshk ne tave është gati. E shërbejmë më perimet e përgatitur dhe një gotë vere te bardhë.

Mund tju pëlqejë edhe receta për peshk me domate në tigan.

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: