Sallatë me spinaq e shpejtë dhe e shëndetshme



Sallatë me spinaq e shpejtë dhe plot vlera ushqimore. Shoqëruar me vezë kjo sallatë është gjithashtu e pasur me proteinat e duhura për një dietë të shëndetshme.

Sallatë me spinaq

Prep Time15 minutes

Cook Time5 minutes

Total Time20 minutes

Course: Salad

Cuisine: Mediterranean

Keyword: healthy

Sasia: 2 persona

Kalori: 140kcal

Përbërësit

  • 200 gr spinaq
  • 3 lugë salcë kosi
  • 2 kokrra vezë
  • pak djathë kaçkavall
  • disa kokrra shege
  • vaj ulliri
  • kripë
  • rigon
  • piper
  • majdanoz
  • hudhër

Përgatitja

  • Kjo sallatë me spinaq është shumë e shpejtë. Në fillim në një enë me ujë vëmë vezët për të zier, më pas përgatitim salcën e kosit. Në enën ku është salca i hedhim pak kripë, piper,rigon, vaj ulliri pak hudhër të shtypur dhe e trazojmë.
  • Spinaqin e larë e të kulluar nga uji e hedhim në një enë qelqi dhe e përziejmë me salcën që përgatitëm. E hedhim në pjatën e servirjes.

  • Vezët e ziera i qërojmë ,i ndajmë në dy pjesë, e i vendosim në pjatë. Sipër djathin kaçkavall të prerë në feta të holla shtojmë disa kokrra shegë, majdanoz e karota.

  • Kompozimin e pjatës e bëjmë sipas fantazisë. Sipër e spërkatim me vaj ulliri. Sallatë me spinaq është gati.

Recetat për sallatë ruse, sallatë cesar ose sallatë panxhari.

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: