Sallatë domate – Arti Gatimit



Sallatë domate e shpejtë për ti dhënë freski tavolinës tuaj. Lexoni këshillat që kemi përgatitur për këtë recetë.

Sallatë domate

Prep Time10 minutes

Total Time10 minutes

Course: Salad

Cuisine: Mediterranean

Keyword: perime

Sasia: 4 persona

Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 5 kokrra domate
  • 1 kokërr qepë
  • 3 gjethe borziloku
  • kripë
  • pak piper sipas dëshirës
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Lajmë domatet i fshijmë dhe i presim në forma sipas dëshirës. Sipër domateve grijmë qepët, gjethe borziloku, e spërkatim me vaj ulliri dhe kripë.

  • Këshillohet që sallata të përgatitet disa çaste me përpara.

  • Sallatë domate është gati.

Është e këshillueshme që domatja të konsumohet e freskët pasi vlerat ushqyese janë në përqindje më të lartë. Lëngu i freskët i domates mund të përdoret edhe kundër sëmundjeve inflamatore të lukthit.

Domatja e freskët ndihmon në ripërtëritjen e qelizave të lëkurës. Ajo është e pasur me ujë dhe e kompletuar me të gjitha vitaminat e tretshme në ujë.

Këto veti e bëjnë domaten një ekuilibrues ushqimor. Domatja është stimuluese e punimit të stomakut prandaj nuk duhet të na mungojë në tavolinat tona.

Ju bëftë mirë nga artigatimit.com


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: