Sallatë me portokall, finok dhe ullinj të zi



Ju sugjerojmë një sallatë me portokall dhe finok kur doni diçka të shpejtë në tryezë pa ju marrë shumë kohë. Për këtë pjatë mund të përgatisni dhe një vaj aromatik me lëngun e portokallit, vaj ulliri, kripë dhe piper dhe ta hidhni sipër sallatës.

Sallatë e shpejtë me portokall, finok dhe ullinj të zi. Duke përdorur portokallin e kuq, kjo sallatë del e ëmbël dhe kombinimi me finok është tepër i shijshëm.

Sallatë me portokall, finok dhe ullinj të zi

Prep Time15 minutes

Total Time15 minutes

Course: Salad

Cuisine: Mediterranean

Keyword: fruta, healthy, perime

Sasia: 3 persona

Kalori: 140kcal

Përbërësit

  • 2 koka finok
  • 2 kokrra portokall të kuq
  • 100 gr ullinj pa fara
  • vaj ulliri
  • piper i zi

Përgatitja

  • Për të përgatitur këtë sallatë me portokall, finok dhe ullinj të zi pastrojmë finokët nga pjesët e forta.

  • Finokët i presim në katër pjesë, më pas i presim në rripa në drejtim të kundërt të fijeve.

  • Portokallet nqs i kemi biologjike i lemë me lëkurë, në të kundërt i heqim lëkurën.

  • Sipër vendosim ullinjtë, e spërkatim me pak kripë, piper, vaj ulliri dhe sallata jonë është gati.

Si të përgatisim sallatë jeshile, sallatë cesar ose sallatë panxhari.

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: