Rosë me oriz në tavë – Receta të vjetra shqiptare



Rosë me oriz në tavë është një traditë e vjetër shqiptare sidomos në zonat e ulëta të vendit ku rriteshin rosat. Mishi i rosës preferohet të gatuhet me lëng në furrë por edhe ky version i recetës është shumë i shijshëm, sidomos kur janë rosa fshati. Një tjetër recetë që ju këshillojmë është tave me mish bibe dhe oriz në çerep.

Rosë me oriz në tavë është një gatim tradicional shtëpie ku do të përdorim të gjitha pjesët e mishit, pasi zakonisht preferohen vetëm kofshët dhe mishi i gjoksit.

Rosë me oriz në tavë

Prep Time30 minutes

Cook Time45 minutes

Total Time1 hour 15 minutes

Course: Main Course

Cuisine: Albanian

Keyword: kuzhina shqiptare, mish

Sasia: 6 persona

Kalori: 310kcal

Përbërësit

  • 1 rosë fshati
  • 3 kokrra qepë
  • 2 kokrra domate
  • 1 lugë gjelle salcë domate
  • 300 gr oriz
  • 600 ml ujë
  • vaj ulliri
  • pak gjalpë
  • pak piper i zi
  • kripë
  • majdanoz

Përgatitja

  • Lajmë rosën, e presim në thela të cilat i vendosim në tavën e lyer me vaj. Sipër thelat i spërkatim me pak kripë dhe gjalpë.

  • Tavën me pjesët e prera të rosës e futim në furrë të nxehur në 220 °C derisa thelat e mishit të marrin një ngjyrë të artë.

  • Ndërkohë presim qepën hollë julienne dhe e kaurdisim në tigan me vaj ulliri. Më pas shtojmë domatet dhe salcën duke i kaurdisur për 4-5 minuta.

  • Në tigan shtojmë masën e ujit derisa të vlojë, gjithashtu kripë dhe piper. Heqim tavën nga furra dhe hedhim lëngun e vluar, orizin duke e hapur në të gjithë tavën.

  • Tavën me oriz e futim përsëri në furrë. Kur tava të fillojë të marri valë ja ulim pak temperaturën ne 180°C.

  • Dhe kur orizi ta ketë thithur të gjithë ujin fikim sobën dhe tavën e lemë në furrë të fikur për 15-20 minuta.

  • Rosë me oriz në tavë është gati, kur shërbehet në pjata sipër shtojmë pak majdanoz të grirë hollë.

Receta të tjera që mund tju pëlqejnë janë pispili me lakra – gatime korçare ose tavë me oriz dhe presh.

Ju bëftë mirë nga WeTekst Shqip.com


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: