Pulë në tigan me një përbërës të veçantë – Receta me video



Një recetë e veçantë e përgatijes së pulës në tigan. Mishin e pulës e kemi përgatitur me birre, shikoni dhe video recetën për këtë pjatë.

Pulë në tigan me një përbërës të veçantë. Pule e përgatitur me birrë.

Pulë në tigan

Prep Time10 minutes

Cook Time25 minutes

Total Time35 minutes

Course: Main Course

Cuisine: Albanian

Keyword: gjelle, mish

Sasia: 4 persona

Kalori: 230kcal

Video

Përbërësit

  • 1 kg mish pule
  • 350 ml birrë
  • 1 kokërr qepë
  • 1 karrotë
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • gjethe dafine
  • Ruzmarinë
  • piper
  • kripë
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Pasi lajmë mishin e pulës e kaurdisim pak në një enë me pak vaj ulliri. Pasi është kaurdisur pula në të dyja anët shtojmë qepën dhe karotat e prera hollë.

  • Më pas shtojmë hudhrat, kripë,piper dhe erëzat.

  • Pasi kanë marrë dhe një kaurdisje përbërësit e tjerë e shuajmë pulën me birrë. Mishin e lemë të ziejë në zjarr të ngadalshëm për gati 20-30 minuta, derisa birrës ti avullojë alkooli.

  • Më pas pulën e servirim në pjatë duke i shtuar erëza të freskëta sipër sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë nga artigatimit.com


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: