Kallamarë dhe karkaleca në furrë



Përbërësit:

  • 400 gr kallamarë
  • 10 karkaleca të qëruar
  • miell gruri
  • vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja:

Lyejmë mirë me miell kallamarët dhe karkalecat dhe i vendosim larg njëri – tjetrit, në një tavë të veshur me letër furre.

U hedhim pak vaj dhe i fusim në furrë me ventilim me 200 gradë  për 10 minuta; pas 5 minutash, i kthejmë nga ana tjetër vetëm karkalecat.

Mbasi përfundon koha e caktuar, në qoftë se nuk janë zverdhur e forcuar sa dëshirojmë, mund t’i kalojmë pak në grill.

Post Views: 2,841


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: