Avokado me vezë në furrë



Avokado me vezë dhe pjekur në furrë mund të shërbejë si meze apo si një mëngjës plot shije. Avocado përmban shumë kalium, acide yndyrore mono-të pangopura që janë shumë të shëndetshme,e mbushur plot me fibra,e mbushur me antioksidant të fuqishëm, mund të ulë nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit

Avokado e përgatitur në këtë mënyre është jashtëzakonisht ushqyese.

Avokado me vezë në furrë

Prep Time5 minutes

Cook Time10 minutes

Total Time15 minutes

Course: Breakfast

Cuisine: Global

Keyword: healthy, perime

Sasia: 2 persona

Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 1 avokado
  • 2 kokrra vezë
  • pak kripë
  • pak piper
  • gjethe qepe

Përgatitja

  • Lajmë avokadon, e fshijmë mirë pa e qëruar, e presim në mes dhe i heqim bërthamën. Të dyja pjesët e avokados i vendosim në një tavë të vogël.

  • Në vendin e bërthamës thyejmë nga një kokërr vezë. I hedhim sipër pak kripë e piper dhe i vendosim në furrë të para ngrohur në 200°C për 10 minuta.

  • Avokado me vezë në furrë është gati, sipër i shtojmë gjethe qepe të holla të grira.

Lexoni gjithashtu recetat për brusketa me avokado ose avokado me karkaleca.

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: