Si të përgatisim gjalpë në shtëpi



Dhe pse ndonjëherë kemi menduar se të përgatisim gjalpë në shtëpi mund të jetë e vështirë sot po shikojmë pikërisht këtë proces. Për të realizuar me sukses këtë procedure duhet përdorur qumësht fshati me yndyrë sa më të lartë.

Përgatitja e gjalpit në shtëpi është shume e thjeshte por ju duhet pak durim pasi procesi mund të jetë shumë i gjatë nëse nuk përdorni një mikser kuzhine. Kjo në varësi të llojit të qumështit që do përdorni.

Si të përgatisim gjalpë në shtëpi

Prep Time30 minutes

Cook Time20 minutes

Total Time50 minutes

Course: Side Dish

Cuisine: Global

Keyword: healthy

Sasia: 2 vazo

Kalori: 320kcal

Përbërësit

  • 5 L qumësht fshati
  • 20 gr kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur gjalpë në shtëpi i cili është mjaft i shijshëm duhet patjetër të kemi qumësht fshati, sepse qumështi i paketuar është i përpunuar dhe i janë nxjerrë të gjitha yndyrat.

  • Qumështin e hedhim në një enë duke e kulluar dhe e vëmë në zjarr për të vluar. Pasi qumështi fillon të ngrihet e lemë gati 5 minuta të vlojë në zjarr të ulët.

  • Gjatë kohës së vlimit duhet ta trazojmë qumështin me anë të një luge sepse përndryshe na derdhet.

  • Pasi e heqim nga zjarri e lemë të ftohet pa e lëvizur ajkën dhe e futim në frigorifer për 1 natë. Ditën tjetër e marrim ajkën me lugë dhe e hedhim në mikser, ku shtojmë edhe 1 filxhan ujë. Ajkën e kalojmë në mikser për gati 5-6 minuta, sa të shikojmë që gjalpi ndahet më vetë nga uji.

  • Gjalpin e marrim me lugë e hedhim në një gotë qelqi dhe shpëlajmë me ujë për ti ikur pjesa e ujit të bardhë.

  • Gjalpit përgatitur në shtëpi i hedhim pak kripë dhe e trazojmë. Më pas gjalpin e vendosim përsëri në frigorifer për tu mpiksur. Më pas mund ti japim formën që dëshirojmë me ndihmën e një letre kuzhine ose ta përdorim siç është.

Gjalpi është gati, e përdorim për gatime të ndryshme apo mëngjese të shëndetshme apo për të pergatitur pete e veçant me gjalpë.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni ti shpërndani recetat tona!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: