Mousse me kafe dhe çokollatë pluhur



Musi me kafe është një ëmbëlsirë vërtet e shijshme, e cila është gjithmonë e pëlqyer nga të rinjtë dhe të moshuarit!

Kjo recetë është ideale për ata që admirojnë shijen e kafes. Pas shumë tentativash po ndaj me ju këtë mousse me kafe.

Mousse me kafe dhe çokollatë pluhur

Prep Time10 minutes

Cook Time5 minutes

Total Time15 minutes

Course: Dessert

Cuisine: Italian

Keyword: embelsire

Sasia: 2 persona

Kalori: 70kcal

Përbërësit

  • 200 ml pana
  • 3 lugë të vogla kafe çasti
  • 1 lugë e voglël kakao pluhur
  • 2 kokrra vezë
  • 50 gr sheqer
  • 100 gr çokollatë

Përgatitja

  • Ndajmë të verdhat e vezëve dhe të bardhat dhe vendosim të verdhat e vezëve në një enë të madhe dhe të bardhat në enën e mikserit. Tek të verdhat e vezëve shtojmë sheqerin dhe e rrahim derisa të bëhet shkumë dhe me ngjyrë të çelët.

  • Shtojmë kafen pluhur së bashku me kakaon dhe i trazojmë më lugë derisa të shkrijë. Vendosim masën për disa çaste në zjarre të ulët dhe e trazojmë vazhdimisht. E lëmë derisa të ftohet masa.

  • Rrahim të bardhat e vezëve dhe i vendosim në frigorifer. Rrahim më pas kremin pana derisa të bëhet shkumë. E bashkojmë së bashku me të bardhat e vezëve dhe i trazojmë me kujdes me lugë nga poshtë lartë.

  • Në hapin e fundit për të përgatitur mousse me kafe bashkojmë të dy masat së bashku. Hedhim kremin e përgatitur në masën me vezë pjesë pjese duke e trazuar me kujdes nga poshtë lartë.

  • Kremi mousse me kafe është gati. E hedhim nëpër gota dhe më pas sipër shtojmë sipas dëshirës çokollatë të grirë pluhur.

Lexoni recetën për Mousse me çokollatë ose Mousse me mjedër.

Ju bëftë mirë


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: