Si të gatuajmë Supë me peshk



Supë me peshk mund të duket një recetë e vështirë, por përkundrazi, kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe mund të përgatitet edhe me pjesë të ndryshme peshku.

Supë me peshk

Prep Time20 minutes

Cook Time30 minutes

Total Time50 minutes

Course: Soup

Cuisine: Mediterranean

Keyword: supe

Sasia: 4 persona

Kalori: 223kcal

Përbërësit

  • 1 kg peshk ose kocka peshku
  • 300 gr patate
  • 1 kokërr qepë
  • 2 karota
  • 100 gr kungull
  • 1 spec i kuq
  • selino
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Për të përgatitur supë me peshk, në rast se kemi peshkun e plotë, e pastrojmë e lajmë peshkun dhe e vëmë në një enë me ujë të bollshëm. Peshkun e prerë ne tre pjesë dhe degën e selinos e vëmë të ziejë në zjarr të avashëm për gati 20 minuta pasi merr valë.

  • Gjatë zierjes në enë shtojmë edhe kripën. Për supë zakonisht përdoret peshku i madh por lloji i peshkut duhet të jetë pa shumë dhjamë.

  • Ndërkohë që zien peshku merremi me perimet. Pastrojmë e lajmë të gjitha perimet dhe i presim në forma që dëshirojmë, por të kemi parasysh që ti presim në të njëjtën madhësi. Në një enë me vaj ulliri kaurdisim qepën sa të zverdhet pak.

  • Pasi zien peshku, heqim peshkun nga ena me kujdes të mos e prishim. Lëngun e kullojmë se mos ka ndonjë halë dhe e shtojmë në enën që kemi qepën. Në enë shtojmë të gjitha perimet dhe i lemë të ziejnë për gati 15 minuta.

  • Supën e rregullojmë me kripë e piper sipas dëshirës. Gjatë servirjes në pjata shtojmë peshkun të pastruar nga halat. Supë me peshk kwshillohet të konsumohet e ngrohtë.

Lexoni gjithashtu recetat për supë me finok, supe makarona ose supë me hithra.

Ju bëftë mirë nga WeTekst Shqip


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: