Pastiçe djathë e salcë beshamel



Një version për tu provuar i recetës pastiçe djathë e salce beshamel. E përgatitur në këtë mënyrë pastiçe merr një shije karakteristike dhe masë si krem ndryshe nga pastiçe klasike.

Pastiçe djathë e salcë beshamel

Prep Time20 minutes

Cook Time30 minutes

Total Time50 minutes

Course: Main Course

Cuisine: Albanian

Keyword: makarona

Sasia: 6 persona

Kalori: 160kcal

Përbërësit

  • 500 gr makarona të gjata
  • 400 ml qumësht
  • 3 kokrra veze
  • 1 verdhë veze
  • 150 gr djathë i bardhë
  • 200 gr djathë parmixhano ose djathë kaçkavall
  • kripë
  • piper

Për salcën beshamel

  • 70 gr gjalpë
  • 50 gr miell
  • 350 ml qumësht
  • arrë moskat
  • kripë

Përgatitja

  • Në një enë rrahim vezët, shtojmë djathin e bardhë, pak kripë dhe qumështin.I përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Ndërkohë në një enë tjetër hedhim ujin për të zierë makaronat. Pasi uji ka marrë valë, shtojmë kripën dhe më pas makaronat. Makaronat i lëmë në zjarr jo më shumë se 5 minuta.

  • Fillojmë përgatitjen e salcës beshamel. Qëllimi i salcës është ti japi ngjyrë të bukur tavës më pastiçe djathë e të shtojë atë shije karakteristike të beshamelës.

  • Marrim një enë, ku hedhim gjalpin, miellin, i trazojmë për të eliminuar formimin e kokrrizave, duke parë që ndryshon ngjyrë fikim zjarrin, shtojmë qumështin dhe arrën moskat.

  • Trazojmë deri sa të tretet mielli e të kemi një mase pa kokrriza e të lëngshme. E lemë për pak minuta në zjarr duke vazhduar trazimin pa ndalim.

  • Pasi janë ziere makaronat i kullojmë dhe shtojmë te ena ku është masa e përgatitur më parë me vezë e qumësht.

  • Marrim tavën e lyejmë me gjalpë, shtojmë makaronat me masën e tyre dhe hapim në mënyrë njëtrajtshme.

  • Sipër masës shtrojmë salcën beshamel dhe djathin e grirë.

  • Tavën pastiçe djathë e beshamel e fusim në furrë me 180 gradë për 30 minuta, duke parë vazhdimisht por pa hapur furrën.

  • Kur tava të marri sipër ngjyrë të verdhë në të artë, mund ta heqim nga furra.

  • Pastiçe djathë e salcë beshamel është gati. Presim të ftohet dhe e shërbejmë të prerë në copa.

Receta për pastiçe me djathë e salce beshamel është gatuar dhe përgatitur nga Aurora. Lexoni gjithashtu recetat e tjera të saj si, Byrek me djathë

Ju bëftë mirë!

Video Receta Pastiçe me Djathë


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: