Si të gatuajmë Supë me patate



Supë me patate në formë kremoze për një pjatë të parë plot shije. Për të përgatitur këtë recete kemi përdorur lëng mishi pule. Provojeni dhe do të ngeleni shumë të kënaqur.

Supë me patate

Prep Time20 minutes

Cook Time20 minutes

Total Time40 minutes

Course: Soup

Cuisine: Mediterranean

Keyword: supe

Sasia: 4 persona

Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 300 gr patate
  • 200 gr karota
  • 1 kokërr qepë ose presh
  • 200 ml lëng mishi pule
  • 40 gr djathë pamixhano i grirë
  • 30 gr gjalpë
  • kripë
  • piper i zi
  • majdanoz

Përgatitja

  • Pastrojmë perimet, i lajmë dhe i presim në pjesë të vogla. Perimet i vëmë në një enë, i hedhim ujë sa të mbulohen perimet dhe kripë. Enën e vëmë në zjarre për gati 15 minuta sa të shikojmë që patatet kanë zier.

  • Më pas perimet me anë të një blender dore i grijmë derisa të behën krem. Mund të veçojmë ndonjë copë karotë dhe patate.

  • Në fund shtojmë lëngun e pulës dhe gjalpin. Shtojmë kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. E vendosim edhe 5 minuta të tjera në zjarre.

  • Kur të servirim supë me patate i shtojmë majdanoz të prerë hollë dhe djathë parmixhiano të grirë sipas dëshirës. Supë me patate serviret e ngrohtë.

Kjo ishte një recete për supë me patate shumë e thjeshte, nëse ju e gatuani ndryshe na shkruani në komente.

Lexoni recetat për supë me peshk, supë me domate ose supë me finok.

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: