Salca e pinxhurit – Gatime Shqiptare



Përbërësit:

10 kg speca

15 kg domate

3 filxhanë kafe me vaj ulliri

1 filxhan kafe me kripë

1 filxhan kafe me sheqer

1 filxhan çaj me uthull molle ose rrushi

15  thelpinj hudhër

2 tufa majdanoz

Përgatitja:

Një tenxhere mbusheni me ujë dhe vendoseni për të zierë.

Ndërkohë pastroni domatet duke i larguar bishtat dhe më pas zhytini në ujin e nxehtë.

Lërini aty për 1-2 minuta dhe më pas qërojini lëkurën dhe grijini hollë.

Nga ana tjetër specat vendosini në një tavë që të piqen dhe më pas mjafton t’i qëroni dhe të largoni bishtat dhe farat.

Domatet vendosini në një tenxhere dhe lërini për të zierë në zjarr të ngadaltë.

Po aty shtoni edhe specat të cilët edhe at ai keni grirë sa më imët me ndihmën e një thike.

Specat dhe domatet duhet t’i zieni në zjarr të ulët në mënyrë që lëngu të avullojë pa i djegur perimet.

Ky proces do të zgjasë për 2-3 orë derisa të shihni që salca ka filluar të mpikset dhe të mos ketë lagështirë.

Në këtë moment hidhni përbërësit e tjerë.

Përziejini me një lugë druri dhe lërini në zjarr edhe për 30 minuta të tjera.

Në fund shtoni edhe majdanozin e grirë dhe po të nxehtë kalojeni pinxhurin në kavanoza.

Mbyllini me kapak dhe kthejini përmbys që t’i largohet ajri, kështu do të qëndrojnë më gjatë.

Kur të jenë ftohur plotësisht ruajini kavanozat në një vend të freskët ose në frigorifer.

Post Views: 1,064


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: