Rosnica – Kuzhina Shqiptare – Arti Gatimit



Si të përgatisim rosnica, nje recetë nga kuzhina shqiptare. Rosnicat mund ti përdorim për përgatitjen e shumë pjatave të kuzhinës shqiptare dhe ideale ato me mish shpendi.

Rosnica

Prep Time20 minutes

Cook Time30 minutes

Total Time50 minutes

Course: Soup

Cuisine: Albanian

Keyword: kuzhina shqiptare

Sasia: 4 persona

Kalori: 180kcal

Përbërësit

  • 1 kokërr vezë temperaturë ambienti
  • 130 gr miell tip 00
  • pak kripë
  • pak ujë

Përgatitja

  • Për të përgatitur rosnica nga kuzhina shqiptare, si fillim rrahim vezën në një enë me pak ujë ose qumësht dhe shtojmë kripën.

  • Hapim një gropë te mielli e spërkasim pak nga pak më vezën e rrahur. Vazhdojmë kështu deri sa të mbarojmë vezën. Me durim duhet fërkuar brumi me duar ne mënyrë që të krijojmë rosnica të vogla e të shkrifëta.

  • Me pas i kalojmë në tigan me gjalpë ku mund të përdoren në çast për receta të ndryshme.

  • Rosnicat shkojnë shumë me mishin e pulës, lexo recetën rosnica me pule fshati.

Receta për pule me oriz, pule me arra ose 5 receta nga kuzhina shqiptare

Ju beftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: