Tortë e kripur me miell misri dhe ullinj



Përbërësit:

  • 1 gotë( 200 ml) miell misri
  • 1 gotë miell gruri
  • 150 g djathë
  • 4 vezë
  • 1 gotë dhallë
  • 1 fryrës
  • 150 g ullinj
  • 100 ml vaj ulliri
  • ½ lugë kafeje kripë

Përgatitja:
Në një enë të thellë përziejmë vezët me mikser , më pas hedhim vajin dhe dhallë duke i përzier. Ullinjtë i presim në copa të vogla bashkë me djathin duke ja shtuar masës së përgatitur. Në fund hedhim të dy llojet e miellit, fryrës, dhe kripën, i përziejmë mirë deri sa të bëhet një mase homogjene. Më pas e vendosim në tavën e lyer me pare duke e zbukuruar me susam dhe e lemë të piqet 45 min ne 220 grade.

Post Views: 1,032


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: