Reçel Manaferre – Gatime Shqiptare



Përbërësit:

  • 2 kg manaferra
  • 1 kg sheqer

Përgatitja: 

Manaferrat duhen pastruar me kujdes. Në një tenxhere vendosim një radhë manaferra, pastaj hedhim një shtresë sheqer dhe kështu veprojmë deri në fund, ku shtresa e sipërme duhet të jetë sheqer. Tenxheren e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë të qëndrojë një natë. Të nesërmen e ziejmë në zjarr të fortë derisa masa të dendësohet mjaftueshëm. E largojmë nga zjarri, ia heqim shkumën dhe e mbulojmë tenxheren me letër kuzhine të lagësht. Kur të ftohet e hedhim në kavanoza qelqi të cilët i mbyllim mirë.

Post Views: 1,576


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: