Peshk në skarë – Arti Gatimit



Si të gatuajmë peshk në skarë në mënyrë të përsosur? Shoqëruar me disa perime mund të kthehet mënyra juaj e preferuar e gatimit të peshkut. Ky lloj gatim është ideal edhe për peshk tone, peshk shpat apo salmon.

Peshk në skarë

Prep Time20 minutes

Cook Time20 minutes

Resting40 minutes

Course: Main Course

Cuisine: Mediterranean

Keyword: peshk

Sasia: 2 persona

Kalori: 260kcal

Përbërësit

  • 1 peshk
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 limon
  • vaj ulliri
  • majdanoz
  • rozmarinë
  • 3 kokrra domate
  • 1 kungull ose patate
  • kripë

Përgatitja

  • Për të gatuar peshk në skarë këshillohet që në fillim peshkun ta marinojmë. Në këtë mënyrë mishi i peshkut nuk do të thahet dhe do të jetë shumë i shijshëm.

  • Pastrojmë peshkun nga pjesët e brendshme, luspat dhe e lajmë mirë me ujë të bollshëm. Këtë proces mund ta bej dhe peshkatari ku keni blerë peshkun, gjithsesi është një proces shumë i shpejtë.

  • Peshkun e marinojmë me vaj e kripë, brenda i vendosim dy thelbi hudhër,dy feta të holla limoni dhe lëngun e tij, pak rozmarinë, e majdanoz. Peshkun e lemë për 40 minuta të marinohet.

  • Peshkun e pjekim në skarë të ndezur më parë,duke e kthyer peshkun nga të dyja anët. Në skarë vendosim për të pjekur edhe perimet që dëshirojmë, ose ndonjë pite.

  • Pasi piqet peshku bëjmë një salcë me vaj, limon e trazojmë fortë sa të bëhet një salcë e trashë dhe spërkatim peshkun në pjatë.

  • Peshk në skarë është gati e shërbejmë me perime sipas dëshirës.

Receta për supe me peshk, shishqebap peshku ose peshk në furrë.

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: