Supa magjike me rrepa për të humbur peshë



Humbja e peshës – ajo luftë e përhershme me të cilën përballemi, duket se nuk do të marrë fund! Tani, nëse do të kishte ndonjë mënyrë për të humbur peshë pa bere shumë sforco, mbase duke pirë diçka të ngrohtë dhe të shijshme…

Jo, kjo nuk është një ëndërr e pamundur. Dieta magjike e supës për humbjen e peshës është një mënyrë e provuar, e testuar dhe krejtësisht e sigurt për të humbur peshë – vetëm duke ngrënë supë!

Ne e dimë se rrepa është një ushqim shumë i shëndetshëm. Është i pasur me Vitaminë C, antioksidues dhe minerale thelbësore si kaliumi dhe mangani. Kjo rrit imunitetin tuaj të përgjithshëm dhe gjithashtu zvogëlon rrezikun për probleme të presionit të gjakut.

Kjo supë është e mbushur me vlera ushqyese dhe është shumë e shijshme gjithashtu.

Supa magjike me rrepa të kuq

Prep Time10 minutes

Cook Time10 minutes

Total Time20 minutes

Course: Soup

Cuisine: Global

Keyword: healthy

Sasia: 2 persona

Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 3 rrepa të kuq
  • 1 karote
  • 2 lugë gjellë uthull molle
  • 2 lugë gjellë vaj ulliri
  • 1 lugë gjellë kos
  • 2 thelpinj hudhra
  • pak majdanoz
  • pak kripë

Përgatitja

  • Përgatitja e supës magjikë është shumë e thjeshtë, pasi pastrojmë panxharin duke hequr rrënjën thikë e presim në copa të vogla. Pastrojmë dhe karotën.

  • Vendosim në zjarre një enë dhe hedhim pak vaj ulliri. Shtojmë në të rrepat e prera dhe i kaurdisim për pak çaste.

  • Shtojmë më pas pak uthull molle dhe thelpinjtë e hudhrës. Më pas shtojmë ujë derisa rrepat e kuq të mbulohen dhe i lëmë në zjarre.

  • Lëmë supën në zjarre derisa rrepa të zbutet. Shtojmë pak kripë nëse është nevoja.

  • Grijmë disa gjethe jeshile majdanoz ose gjethe qepe sipër supës dhe vendosim 1 lugë kos.

  • Supa magjike për humbjen e peshës është gati!

Receta për rrepa turshi

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: