Oktapod me Salcë Pikante – Gatime Shqiptare

Përbërësit 80 gr oktapod 5 – 6 kokrra kopër 1 degë selino 2 thelpinj hudhër 1 spec (pikant) 1 lugë vaj ulliri majdanoz (sipas dëshirës) tabasko (sipas dëshirës) kripë (pak) Përgatitja 1 Pasi e kemi larë dhe pastruar oktapodin e presim dhe e pjekim për disa minuta në skarë, nuk e pjekim shumë në mënyrë që të mos na forcohet. 2 Më pas në një tigan ku kemi hedhur vajin e ullirit, hedhim thelpinjtë e hudhrës dhe i kavërdisim për pak, por nuk i lëmë të marrin shumë ngjyrë. 3 Më pas shtojmë selinon, që e kemi prerë në kubikë. 4 Shtojmë domatet e vogla. 5 Specin djegës të paprerë. 6 Pasi i Iëmë për 2-3 minuta hedhim oktapodin, i shtojmë ujë dhe pak tabasko dhe i lëmë në zjarr derisa salca të bëhet gati. 7 Në fund shtojmë majdanozin. Post Views: 1,993

Ju gjithashtu mund të pëlqeni: