Kulaç me arra – Kuzhina Shqiptare



Kulaç me arra përgatitur në shtëpi është një kombinim i këndshëm që mund të shijohet në shumë mënyra. Aroma e bukës dhe konsistenca që i japin arrat kësaj recete janë të pa papërshkrueshme.

Kulaç me arra mund ta përdorni për një aperitiv, një sandviç për drekë, ose për të shoqëruar një supë për darkë. Provoni edhe recetën me miell integral.

Kulaç me arra

Prep Time20 minutes

Cook Time30 minutes

Resting20 minutes

Course: Snack

Cuisine: Albanian

Keyword: kuzhina shqiptare

Sasia: 6 persona

Kalori: 160kcal

Përbërësit

  • 1 kg miell gruri
  • 500 ml kos i bardhë
  • 300 gr arra
  • 10 gr sodë buke
  • 10 gr kripë
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Miellin e hedhim në tavolinën e punës, i shtojmë sodën, kripën dhe e përziejmë të thatë. Miellin e hapim në mes dhe shtojmë kosin. Punojmë brumin për gati 10 minuta. Pasi e punojmë e ndajmë në dy pjesë.

  • Marrim një pjesë të brumit për kulaç dhe e hapim me dorë në tavën e lyer me vaj ulliri. Mbi brumin e hapur hedhim arrat e qëruara dhe të copëtuara trashë duke i shpërndarë në të gjithë sipërfaqen.

  • Pjesën tjetër të brumit e hapim me dorë në tavolinë sa masa e tavës. E vendosim sipër arrave dhe e ngjeshim mirë me dorë që të bashkohen të dyja pjesët. Brumin në tavë e lemë të pushojë për gati 20 minuta.

  • Kulaç me arra e pjekim në furrë të nxehur në 200 °C për 30 minuta. Pasi piqet kulaçi e lemë në furrë të fikur për gati 10 minuta. Kulaç me arra është gati, serviret i ngrohtë me djathë ose gjalpë të freskët.

Receta të tjera që mund të gatuani nga kuzhina shqiptare janë trahana me kos, kernacka Korçe ose japrak me mish.

Ju bëftë mirë nga WeTekst Shqip

https://www.instagram.com/p/B4Zj4I-oFXP/


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: