Kondrafiletë viçi me pure dhe perime të ziera



Kondrafiletë viçi përgatitur thjeshte dhe me disa perime të ziera si garniturë. Mishi duhet të jetë në cilësinë e mishit të rritur në kullota të pastra jo vetëm sepse është shumë e shijshme por sepse ruan edhe shijen, edhe vlerat ushqyese.

Kondrafiletë viçi për dy persona përgatitur në mënyrë fare të thjeshtë.

Kondrafiletë viçi me pure dhe perime të ziera

Prep Time20 minutes

Cook Time10 minutes

Total Time30 minutes

Course: Main Course

Cuisine: Albanian

Keyword: mish

Sasia: 2 persona

Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 2 kondrafileta viçi
  • 2 karota
  • 2 kokrra patate
  • 2 panxhar
  • 1 degë selino
  • pak kripë
  • pak piper
  • vaj ulliri
  • 100 ml verë e kuqe
  • 100 ml qumësht
  • pak gjalpë

Përgatitja

  • Puna e parë është marinimi i mishit me piper të grirë dhe vaj ulliri. Më pas lajmë perimet dhe i vëmë për të zier me gjithë lëkurë në ujë e kripë. Panxharin e ziejmë në enë më vete për arsye të ngjyrës.

  • Në një tigan me vaj të ngrohur hedhim kondrafiletot për ti skuqur dhe selinon. Pasi të kenë marrë ngjyrë nga të dyja anët, i hedhim kripë dhe e shuajmë me verë të kuqe.

  • Pas 2-3 minutash i hedhim pak lëng mishi ose ujë. Pasi ka marrë valë e mbulojmë me kapak dhe e futim në furrë të para ngrohur në 200° për 10 minuta.

  • Sa të piqet mishi përgatisim purenë. Zarzavatet e ziera i grijmë me një grirëse veç e veç. Pataten e përziejmë në një mikser elektrik me qumësht dhe i hedhim pak gjalpë të shkrirë.

  • Panxharin dhe karotën i përziejmë me vaj ulliri dhe piper. Servirim pjatën duke vendosur Kondrafiletë viçi me salcën e vet dhe perimet e përgatitura. Sipër mund ti hedhim pak majdanoz sipas dëshirës.

Lexoni gjithashtu recetat për mish viçi turli ose rosto me mish viçi

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: