Fërgesë me miell misri – Arti Gatimit



Fërgesë me miell misri është një meze që përdoret si shoqëruese në drekë ose darkë. Është një recetë shumë e thjeshtë dhe e përdorur kryesisht në sofrat tironse.

Fërgesë me miell misri

Prep Time10 minutes

Cook Time15 minutes

Total Time25 minutes

Course: Appetizer

Cuisine: Albanian

Keyword: antipaste

Sasia: 2 persona

Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 150 gr miell misri
  • 150 gr gjizë
  • 500 ml qumësht
  • 40 gr gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • pak spec djegës
  • 2 kokrra vezë
  • pak qepë të njoma

Përgatitja

  • Për të përgatitur fërgesë me miell misri, në një enë të vendosur në zjarr hedhim gjalpin, e lemë të shkrijë dhe shtojmë vajin dhe miellin. Miellin e përziejmë shpesh me një lugë druri, sa ai të marri një ngjyrë të artë.

  • Më pas shtojmë gjizën, qumështin, duke e trazuar masën vazhdimisht që të mos bëhet kokrriza.

  • Pasi masa ka marrë valë e lemë të ziejë edhe për 7-8 minuta. Shtojmë hudhrat e shtypura dhe specin pikant sipas dëshirës.

  • Fërgesë me miell misri është gati. Gjatë servirjes në pjatë vendoset veza e zier, pak qepë të njoma të prera hollë.

Lexoni recetat për lakror me miell misri ose si të gatuajmë bukë misri

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: