Supë karota kremoze dhe e shijshme



Supë karota është një pjatë e parë shumë e shijshme. E përgatitur me perime te freskëta kthehet në një recetë dietike dhe të shëndetshme. Ndiqni videon e përgatitur dhe mos harroni të abonoheni në kanalin tonë në YouTube për të marrë të parët njoftimet për videot e reja.

Supë karota

Prep Time20 minutes

Cook Time30 minutes

Total Time50 minutes

Course: First plate

Cuisine: Global

Keyword: supe

Sasia: 4 persona

Kalori: 230kcal

Video

Përbërësit

  • 600 gr karota
  • 1 kokërr patate
  • 1 kokërr qepë
  • 1/2 presh
  • 2-3 lugë gjëlle vaj ulliri
  • kripë
  • piper
  • rozmarinë
  • 3 gjethe sherebele
  • 3 feta bukë të thekur

Përgatitja

  • Si fillim për të përgatitur supë karota, pastrojmë e lajmë të gjitha perimet. Presim në pjesë të vogla karotat e patatet. Preshin, qepën, hudhrën e presim hollë dhe i hedhim në një enë me vajin e ullirit. I kaurdisim në zjarr të avashëm derisa të zbuten pak.

  • Shtojmë në enë patatet dhe karotat, të cilat i kaurdisim për 5-6 minuta. Më pas në enën me perime hedhim uji ose lëng perimesh sa të mbulohen të gjitha perimet. Shtojmë kripën dhe erëzat. Enën e lemë në zjarr të avashëm për gati 20 minuta.

  • Pasi e shikojmë që kanë zier perimet, largojmë gjethet e sherebeles dhe me anë të një zhytësi elektrik grijmë perimet, sa të bëhen kremoze. Supë karota e shërbejmë në pjatë të thellë dhe sipër i shtojmë pak bukë të thekur dhe vaj ulliri.

  • Supa serviret e ngrohtë dhe nëse dëshironi shtoni pak djathë të grirë.

Receta për supe karota, supe orizi dhe supë me domate.

Ju bëftë mirë

Zbuloni pse duhet të hani karrota?


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: