Si të përgatisim meringa me ngjyrë



Si të përgatisim pufka apo meringa me ngjyrë. Për këtë recetë kemi përdorur disa ngjyra të lehta ushqimore.

Meringa me ngjyrë

Prep Time15 minutes

Cook Time1 hour 30 minutes

Total Time1 hour 45 minutes

Course: Dessert

Cuisine: French

Keyword: embelsire

Sasia: 4 persona

Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 150 gr të bardha vezësh
  • 150 gr sheqer
  • 1 lugë lëng limoni
  • 150 gr sheqer pudër

Përgatitja

  • Të bardhat e vezës i hedhim në një enë qelqi së bashku me lëngun e limonit dhe i rrahim me rrahësin elektrik derisa të bëhen shkumë e bardhë. Shtojmë sheqerin i rrahim përsëri sa të bëhet një shkumë e qëndrueshme.

  • Shtojmë sheqerin pudër duke e kaluar në sitë dhe i përziejmë me shpatull sa të tretet pudra. Nqse meringën e duam me 3 ngjyra e shpërndajmë masën në 3 enë në mënyrë të barabartë. Ne po përdorim tre ngjyra të lehta dhe po lemë një pjesë të bardhë.

  • Në çdo enë hedhim nga 3-4 pika ngjyrues ushqimor, sipas ngjyrave që dëshirojmë dhe i përziejmë me anë të shpatullës.

  • Masat i hedhim një nga një në qeskën e pastiçerisë dhe me kujdes i vendosim sipas ngjyrave në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine. Tavën e futim në furrë të parangrohur në temperaturën 100°C për 90 minuta.

  • Meringa më ngjyra janë gati. I lëmë të ftohen dhe i shërbejmë në pjatë të madhe ose i vendosim nëpër qeska të vogla.

Receta për pufka me shkronja.

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: