Shishqebap peshku te marinuar dhe erëza



Një recetë e freskët dhe përshtatshme për stinën e verës. Shishqebap peshku preferohet të piqet në skarë. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe disa karkaleca deti. Rezultati dhe shija është mbresëlënëse.

Shishqebap peshku te marinuar dhe erëza

Prep Time20 minutes

Cook Time30 minutes

Total Time50 minutes

Course: Main Course

Cuisine: Albanian

Keyword: peshk

Sasia: 4 persona

Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 500 gr peshk
  • 100 gr kallamarë
  • 2 kungulleshka
  • 2 karota
  • 2 speca
  • 1 kokërr limon
  • hurdha
  • pak galetë bukë e grirë
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri
  • majdanoz

Përgatitja

  • Për përgatitjen e shishqebap peshku duhet të përdorim peshq të mëdhenj dhe të freskët. Lajmë dhe pastrojmë peshkun dhe e presim fileto. I heqim lëkurën, nëse kemi mundësi pastrojmë edhe halat.

  • Presim peshkun në rripa dhe më pas i presim forma katrore dhe i marinojmë me lëng limoni, vaj ulliri, piper i zi dhe pak majdanoz. Pastrojmë gjithashtu dhe presim në rripa kallamarët. I vendosim në frigorifer për disa minuta.

  • Ndërkohë kungulleshkat, karotat, specat e lara i presim në forma katrore. Edhe perimet i marinojmë me vaj ulliri, kripë e piper.

  • Grijmë hurdhat e pastruara dhe i bashkojmë me majdanozin e grirë imët. Përbërjes i shtojmë dhe pak galetë (bukë e tharë e grirë imët)

  • Më pas i vendosim në shkopinjtë e drurit duke i radhitur 2-3 pjesë peshk, kallamarë, karotë, kungull, e me radhë. Kështu vazhdojmë sa ti përfundojmë. Shishqebapet i kalojmë në përbërjen e krijuar më parë.

  • Shishqebapet i pjekim në skarë. Është e këshillueshme që të lyejmë shishqebapet me pak vaj ulliri. Pasi shishqebape peshkut është pjekur, i vendosim në një pjatance dhe shërbehen të ngrohta. Shoqërohen me sallatë të stinës ose sipas dëshirës me salca të ndryshme.

Receta për supë peshk, peshk ne furre ose fileto peshku ne tigan.

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: