Sallata Ideale për Festa – Panxhar, Kos Dele, Arra dhe Hudhër



Nëse një rëcetë përfshin përdorimin e panxharit, shija dhe ngjyra e tij unike është e paevitueshme… kjo e bën atë shumë të veçantë.

AgroWeb jus jell sot një recetë mjaft të lehtë për t’u përgatitur, e cila nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj, sidomos gjatë festave.

Kombinimi i panxharit të ëmbël, shijes së mprehtë të kosit të deles, arrave të pjekura dhe hudhrave na japin sallatën perfekte.

Më poshtë gjeni dy mënyra përgatitje për panxharin dhe mund të zgjidhni atë që parapëlqeni. Sallatë me panxharë të zierë ose të pjekur.

Përbërësit:

Receta me Panxharë të Zierë

  • 500g panxharë (ruajini bishtat)
  • 2 litra ujë
  • 1 lugë gjhelle uthull
  • 1 lugë çaji kripë

Receta me Panxharë të Pjekur

  • 500g panxharë (ruajini bishtat)
  • Vaj ulliri
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • Gjysmë filxhani arra të prera
  • Trumzë e freskët ose 1 lugë çaji trumzë e tharë
  • Kripë dhe piper për shije

Për sallatën:

  • 250g kos dele
  • 2 lugë gjelle uthull
  • 2 thlpinj hudhër të grirë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Gjysmë filxhani arra të ndara përgjysmë
  • Erëza sipas dëshirës
  • Kripë dhe piper
  • Për servirje: nenexhik, arra ose qepë të njoma

Përgatitja

Receta me Panxharë të Zierë

  • Pritini bishtat e panxharëve dhe lajini ato mirë.
  • Në një tas të madh shtoni ujë, uthull dhe kripë. Zieni panxharët panxharët dhe sapo uji të vlojë, ulni nxehtësinë dhe lërini në zjarr për 30 minuta. Qërojini sapo të ftohen pak.

Receta me Panxharë të Pjekur

  • Parangrohni furrën në 200°C. Pritini bishtat e panxharëve, lajini ato shumë mirë dhe thajini plotësisht.
  • Me letër alumini formoni një enë ku do të vendosni panxharët për t’u pjekur. Shtoni panxharët dhe spërkatini ato mirë me vaj ulliri. Hidhni mbi to arrat, hudhrën, trumzën, kripën dhe piperin. Mbështillini panxharët mirë me letër alumini dhe vendosini mbi një tavë.
  • Tavën vendoseni në qendër të furrës dhe piqini ato për rreth 50-60 minuta. Më pas lërini ato të ftohen dhe më pas mund t’i qëroni.

Përgatitja e sallatës:

  • Pritini panxharët e qëruar në kubikë dhe hidhini në një mikser elektrik. Shtoni arrat, hudhrat, kosin dhe ndizeni mikserin! Shtoni vajin e ullirit, kripën dhe piperin.
  • Pasi të përftoni masën kremoze që ju dëshironi, kalojeni atë në një pjatë për servirje. Spërkasni mbi të arra dhe qepë të njoma dhe shërbejeni me bukë të thekur dhe perimet tuaja të preferuara.
  • Nëse dëshironi ta shmangni përdorimin e mikserit dhe nuk doni një salcë kremoze, anashkalojeni këtë hap dhe përziejini të gjithë përbërësit në nj
  • Pritini panxharët e qëruar në kubikë dhe hidhini në një mikser elektrik. Shtoni arrat, hudhrat, kosin dhe ndizeni mikserin! Shtoni vajin e ullirit, kripën dhe piperin.
  • Pasi të përftoni masën kremoze që ju dëshironi, kalojeni atë në një pjatë për servirje. Spërkasni mbi të arra dhe qepë të njoma dhe shërbejeni me bukë të thekur dhe perimet tuaja të preferuara.
  • Nëse dëshironi ta shmangni përdorimin e mikserit dhe nuk doni një salcë kremoze, anashkalojeni këtë hap dhe përziejini të gjithë përbërësit në një tas me anë të një luge.

Ju bëftë mirë!/WeTekst Shqip


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: