Qofte me Krem Kosi dhe Hudhra – Mrekulli për Shijen



Tradita e kuzhinës shqiptare ofron një larmishmëri recetash e gatimesh speciale, nga ato që tërheqin oreksin me shijen e tyre fantastike.

Një prej këtyre recetave, qoftet me krem kosi është ndër gatimet me shijen më të përkryer që lezetosin tryezën kur i përgatit e shërben.

Përgatitja e qofteve dhe recetat e pafundme në kombinimin e tyre me perime nga më të ndryshme a me mish të grirë, të përgatitura thjeshtë e të shoqëruara me salcë domatesh, arrash e të tjera përbërës janë një mënyrë ideale për të kënaqur gjithë familjen.

WeTekst Shqip u sugjeron më poshtë një recetë tradicionale të përgatitjes së qofteve të shtëpisë me krem kosi, një kombinim perfekt shijesh e aromash.

Përgatitja e Qofteve me Krem Kosi

Përbërësit

Për qoftet

  • 400 gr mish i grirë
  • 1 kokërr qepë
  • 4-5 thelpinj hudhra
  • Nenexhik
  • Një lugë gjelle majdanoz
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj ulliri
  • Një vezë
  • Për kremin
  • 2 kokrra vezë
  • 2 gota me kos
  • 1 gotë me lëng mishi ose ujë
  • 1 lugë gjelle me miell
  • 1 lugë gjelle me gjalpë
  • kripë

Përgatitja

Përgatitet masa e qofteve si zakonisht por në vend të bukës i hidhet pak miell, pastaj hidhen mishi i grirë, veza, qepa, hudhrat, majdanozi, kripa dhe piperi.

Pasi përpunohet brumi, priten disa copëza të vogla për çdo racion.

Në vijim, WeTekst Shqip ju udhëzon që secilës prej copëzave të qofteve t’u jepet një formë sferike e cila nuk duhet të jetë më shumë se një kokërr arrë.

Më pas të gjitha qoftet i kalojmë në miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë.

Pasi janë skuqur të gjitha qoftet, në tigan hedhim miellim dhe e kaurdisim derisa të zverdhet.

Më pas shuhet me lëng mishi ose me ujë në mungesë të tij. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë në të vezët e rrahura me kosin, u shtohet kripë dhe u hidhet qofteve sipër. Kalohet pak në zjarr derisa kremi të mpikset.

Spërkatet me gjalpë dhe pak hudhër të shtypur dhe shërbehet e ngrohtë e ndarë, në pjatanca dhe me pak majdanoz të grirë hollë sipër./WeTekst Shqip


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: