Pule me speca qe te ngelet ne mendje – Delicious



Para 3 vitesh per festen e Krishtlindjeve, mikesha ime me e mire kishte gatuar kete recete qe mua me ngeli mendje.

Eshte kaq e thjeshte dhe e shijshme sa do ju habisi.

Ingredientet:

  • 500 g pule, (une kam zgjedhur kofshe dhe trashkofshe)
  • 200 g domate te qeruara kutie
  • 3 speca te vogla paprika, 1 te kuqe, 1 te verdhe dhe 1 jeshile
  • 200 ml vere te bardhe
  • 2 thelpinj te vegjel hudher, te prere holle
  • kriper, piper, vaj ulliri

Pregatitja:

  • pastroni pulen, thajeni me leter kuzhine dhe marinojeni.
  • Ne nje gote hidhni 100 ml vere dhe provojeni :o) nuk do ju keshilloja te perdorini per gatim vere te cilen nuk do e pinit edhe vete.
  • Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri dhe skuqim hudhren per pak minuta, shtojme domatet, kripe, piper, i vendosim kapakun dhe i lem te gatuhen per 15 minuta ne zjarr te avashet sa te shteroje.
  • Nder kohe, pritni specat ne 4 pjese, pastroini nga farat, piqini, pastroini dhe nga lekura dhe se fundmi pritini ne rripa.
  • Ne nje tenxhere hidhni pak vaj ulliri, vendosni pulen ne fillim nga ana e lekures, dhe pastaj nga ana tjeter. Skuqeni mire nga te dyja anet, shtojini 100 ml vere qe ka mbetur dhe lereni dhe per 10 minuta ne zjarr, 
  • me pas shtoni salcen e domateve, specat dhe lerini dhe 10 minuta te tjera.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni: