Pite me patëllxhan e përgatitur me dy petë



Për të përgatitur pite me patëllxhan kemi përdorur dy petë, një poshtë mbushja në mes me patëllxhan dhe një petë tjetër sipër. E shkëlqyeshme për të shërbyer në darkë si meze dhe e servirur e prerë në copa.

Pite me patëllxhan

Prep Time20 minutes

Cook Time15 minutes

Resting30 minutes

Total Time1 hour 5 minutes

Course: Appetizer

Cuisine: Albanian

Keyword: byrek

Sasia: 4 persona

Kalori: 180kcal

Përbërësit

Për brumin

  • 300 gr miell
  • 150 ml ujë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 50 gr gjalpë
  • pak kripë

Për mbushjen

  • 300 gr patëllxhan
  • 2 kokrra qepë
  • 1 specë i kuq
  • 50 gr djathë i grirë
  • kripë
  • piper
  • rigon
  • 2-3 thelpinj hudhër

Përgatitja

Hapi i parë përgatitja e brumit.

  • Në fillim për pite me patëllxhan përgatitim brumin për petët. Në një enë qelqi hedhim miellin e situr, e hapim në mes, hedhim vajin, kripën, ujin e vakët dhe e trazojmë. Pasi janë bashkuar të gjitha masat brumin e hedhim në tavolinë dhe e punojmë për 6-7 minuta.

  • Më pas brumin e hapim një petë të vetme dhe e lyejmë të gjithë sipërfaqen me pjesën e gjalpit. E bëjmë role dhe e mbështjellim me qeskë kuzhine. Brumin e lemë të pushojë për gati 30 minuta.

Mbushja e pites

  • Ndërkohë që brumi për pite me patëllxhan pushon, merremi me përgatitjen e mbushjes. Patëllxhanët i qërojmë, i grijmë në rende dhe i marinojmë me një lugë lëng limoni, kripë, piper dhe i lemë për 5-6 minuta.

  • Në një tigan të nxehte me vaj ulliri kaurdisim qepën e prerë hollë. Posa të ulet masa e qepës hedhim patëllxhanët dhe një spec të kuq dhe i kaurdisim së bashku. Pasi e shikojmë që masa është bërë gati i hedhim djathin, erëzat dhe e heqim tiganin nga zjarri.

Hapi i tretë

  • Marrim brumin e ndajmë në dy pjesë dhe e hapim me okllai. Shtrojmë petën e parë në tavë të lyer me vaj, hedhim mbushjen tashmë të ftohur dhe e mbulojmë me petën tjetër.

  • Piten me patëllxhan e presim dhe e vendosim në furrë të para ngrohur në 200°C për 10-15 minuta.

  • Pite me patëllxhan është gati, presim të ftohet dhe e shërbejmë në copa.

Ju mund të gatuani edhe recetën për pite me petë, pite te mbushura ose pite ne tigan.

Ju bëftë mirë nga artigatimit.com

Na ndiqni edhe në Instagram

https://www.instagram.com/p/B49tzUAIAN3/


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: