Mish viçi turli – Arti Gatimit



Gjella me mish viçi turli ka shumë shije sidomos me perimet e stinës. Në këtë recetë për pjatë të dytë do të gatuajmë gjellë tipike shqiptare.

Përgatitja është e thjeshtë dhe shija si gjithmonë fantastike. Për të gatuar mish viçi turli perimet mund ti alternoni sipas dëshirës.

Mish viçi turli

Prep Time20 minutes

Cook Time50 minutes

Total Time1 hour 10 minutes

Course: Main Course

Cuisine: Albanian

Keyword: gjelle

Sasia: 5 persona

Kalori: 360kcal

Përbërësit

  • 1 kg mish viç
  • 1 kokërr qepë e bardhë
  • 1 kokërr qepë e kuqe
  • 1 patëllxhan
  • 1 kungulleshkë
  • 2 kokrra patate
  • 2 karota
  • 2 speca të ngjyrave të ndryshëm
  • 2 kokrra domate të pjekura
  • 2 gjethe dafine
  • 15 gr kripë
  • piper i zi
  • 1 tufë majdanoz
  • 20 ml vaj ulliri

Përgatitja

  • Për përgatitjen e mish viçi turli, sigurohemi që mishi është i freskët po ashtu edhe të gjitha perimet biologjike.

  • Në një enë me vaj ulliri hedhim mishin që më parë e kemi prerë në copa mesatare. Shtojmë qepën dhe i kaurdisim për 5-6 minuta.

  • Më pas hedhim domatet të pastruara nga cipa dhe të prera në kubik si dhe salcën. Pasi i kaurdisim dhe pak së bashku hedhim gati 700 ml ujë të nxehtë.

  • Në enë shtojmë gjethe dafine dhe pak kripë. E mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë.

  • Ndërkohë presim të gjitha perimet në formë kubi. Pasi mishi të ketë marrë gjysmë zierje shtojmë në enë të gjitha perimet.

  • E rregullojmë me kripë e piper dhe i vendosim kapakun. Gjellën me mish viçi e ziejmë në zjarr të ngadalshëm. Gjella duhet të dali me pak lëng të trashë.

  • Mish viçi turli është gati, kur e servirim i hedhim majdanoz të grirë hollë.

Lexoni gjithashtu përgatitjen për gjellë me qofte, gjellë me presh dhe mish ose gjellë me mish.

Ju bëftë mirë


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: