Mëngjes i shëndetshëm në 5 Minuta me Vezë dhe Avokado



Vezë dhe avokado nuk është thjesht një trend i rrjeteve sociale dhe personazheve të njohur. Ky mëngjes ka veti të shëndetshme dhe plot kalori.

Mëngjesi është hofti më i rëndësishëm i ditës. Ai duhet të jetë i plotë dhe i balancuar. Receta veze dhe avokado është një kombinim ideal për të filluar një ditë plot energji.

Vezë dhe Avokado

Prep Time3 minutes

Cook Time2 minutes

Total Time5 minutes

Course: Breakfast

Cuisine: American

Keyword: healthy

Sasia: 2 persona

Kalori: 155kcal

Përbërësit

  • 1 avokado
  • 2 kokrra vezë biologjike
  • 2 feta buke integrale
  • vaj ulliri
  • lëng limoni
  • kripë
  • piper i zi

Përgatitja

  • Për të përgatitur këtë mëngjes me veze dhe avokado duhen vetëm 5 minuta. Si fillim qërojmë avokado që i duhet të jetë i pjekur. E presim në mes në të gjitha anët duke i ndarë dy gjysmat. Me ndihmën e thikës heqim bërthamën. Qërojmë lëkurën dhe avodako e shtypim në një enë duke shtuar lëng limoni vaj ulliri dhe pipër.

  • Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe skuqim për 2 minuta vezët. Hedhim pak kripë sipas dëshirës.

  • Në fetën e bukës sipër shtojmë avokado dhe e përhapim në të gjithë sipërfaqen, shtojmë vezën dhe pak piper sipër.

  • Nëse preferoni mund të shtoni edhe pak zhardhok kërpudhash (truffle) dhe pjata do të jetë një shpërthim shijesh.

Receta të tjera të shëndetshme brusketa me avokado, sallate me karkaleca apo edhe avokado me karkaleca.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: