Makarona Petë dhe Jufka përgatitur në shtëpi



Makarona Petë dhe Jufka përgatitur në shtëpi janë shumë të shijshme. Thjeshtësia e kësaj pjate, nxjerr ne pah delikatesën e makaronave me veze, por edhe shoqërimi me salca baze si me domate, kërpudha, tartuf apo arra dhe djathë shtojnë akoma më shume varietetin e shijeve.

Makaronat pete janë me te trasha, mund te arrijnë dhe 1 cm trashësi, me pas vijnë jufkat, dhe petëzat. Gatimi e makaronave të freskëta është shumë i thjeshte, Vendosim në zjarë ujë të bollshëm dhe pasi ka zier shtojmë kripën dhe pak vaj ulliri.

Makarona Petë dhe Jufka

Prep Time25 minutes

Cook Time5 minutes

Resting1 hour

Total Time1 hour 30 minutes

Course: First plate

Cuisine: Italian

Keyword: makarona

Sasia: 4 persona

Kalori: 280kcal

Video

Përbërësit

  • 300 gr miell
  • 3 kokrra vezë

Përgatitja

  • Për të përgatitur makarona petë apo jufka të freskëta fillimisht ngjeshim brumin në tavolinën e punës. E punojmë për disa minuta dhe lëmë të pushoj për 1 orë të mbështjellë në qeskë kuzhine.

  • Pasi brumi ka pushuar, do të shikojmë qe është me i butë dhe me elastik. E presim në 3 pjesë të barabarta.

  • Në rastin se brumin e hapim me dorë, hedhim pak miell ne tavolinën e punës dhe fillojmë të hapim petën për makarona. Peta duhet holluar deri ne 5 milimetra. Pasi e kemi holluar ne masën e duhur, fillojmë palosim petën palë palë. Më pas presim makaronat në hollësinë e dëshiruar.

  • Në rastin kur hapim brumin me makineri, fillojmë me një hapësirë me te madhe duke e ngushtuar hapësirën pak nga pak çdo kalim që i bëjmë petës.

  • Pasi peta ka arritur hollësinë e dëshiruar, ndryshojmë makinerinë në prerëse. Kalojmë petën e holluar në makineri për ta prerë.

  • Makarona petë të freskëta janë gati. I gatuajmë menjëherë ose i ruajmë në frigorifer për ti përdorur një moment tjetër.

Receta për makarona shtëpie me patate, makarona me kunguj ose makarona me wurstel.

Receta te tjera tradicionale parashikojnë salca me mish gjahu, si rosa, derri apo dhe lepuri egër. Këto makarona janë të përshtatshme edhe për supëra të ndryshme.

Ju bëftë mirë


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: