Makarona Jufka me panxhar dhe përgatitur me salce me ullinj



Jufka me panxhar është një pjatë e parë e shijshme dhe me ngjyrën e kuqërremte karakteristike. Kemi disa receta për të përgatitur makarona të freskëta në shtëpi. Gjithashtu mund të ndiqni video recetat e përgatitura për këtë gatim.

Jufka me panxhar të përgatitur në shtëpi. Këtë makarona petë janë shumë të shijshme dhe mund të përgatiten me shumë salca të ndryshme.

Jufka me panxhar

Prep Time30 minutes

Cook Time15 minutes

Koha e Pushimit30 minutes

Total Time1 hour 15 minutes

Course: First plate

Cuisine: Italian

Keyword: makarona

Sasia: 3 persona

Kalori: 230kcal

Përbërësit

Për makaronat

  • 250 gr miell
  • 2 kokrra vezë
  • 60 ml panxhar lëng

Për salcën

  • 200 gr ullinj të ngjyrave të ndryshme
  • kaperi
  • domate
  • 1/2 gote verë të bardhë
  • borzilok
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri

Përgatitja

Përgatitja e makaronave

  • Në fillim për të përgatitur jufka me panxhar, duhet të përgatisim makaronat petë të freskëta. Fillojmë më miellin për makaronat petë. Hedhim miellin në një enë, së bashku me vezën dhe lëngun e panxharit.

  • I trazojmë përbërit dhe e hedhim mbi tavolinë brumin duke e punuar me dorë për gati 5-6 minuta. E mbulojmë brumin me pecetë dhe e lemë ta pushojë për 30 minuta.

  • Pasi brumi ka pushuar hapim petën me okllahi me trashësi rreth 3 milimetra. Mund të përdorim edhe makineri për hapjen e brumit. Ndiqni video recetën e përgatitur për makarona të freskëta.

  • Pasi kemi hapur petën presim në trashësi me gjysmë centimetri petën e palosur. Në makineri mund të zëvendësojmë rrylin në prerëse dhe kalojmë petën sipër.

Përgatitje e salcës

  • Në një tigan me vaj ulliri hedhim me radhë përbërësit. Në fillim hedhim ullinjtë, pas 2 minutash kaperin dhe domatet.

  • Pasi i kaurdisim pak përbërësit hedhim verën e bardhë që salca të lidhet. Në fund hedhim erëzat dhe salca është gati.

Cila është salca juaj e preferuar për makarona?
Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: