Si të Pastroni Dyshemenë e Kuzhinës Vetëm me dy Përbërës të Thjeshtë



Dyshemeja e kuzhinës duhet pastruar vazhdimisht pasi ka tendencë të ndotet më shpesh.

Kështu jo vetëm do të mbani pastër ambientin tuaj, por mund të mbroni dyshemenë e re të kuzhinës ose të zgjasni jetën e dyshemesë ekzistuese.

Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë është më e mira për dyshemenë e kuzhinës suaj, WeTekst Shqip iu sugjeron të provoni një zgjidhje të bërë vetë.

Si të pastroni dyshemenë e kuzhinës me sodë buke ose kripë dhe uthull

Kjo zgjidhje pastrimi funksionon mirë për të gjitha llojet e dyshemeve të kuzhinës, përveç gurit natyror dhe drurit të fortë.

Kombinoni 1/2 filxhan ujë, 1/2 filxhan detergjent për larjen e enëve, 1-2/3 filxhan sodë buke ose kripë dhe 2 lugë gjelle me uthull të bardhë të distiluar.

Përziejeni derisa përbërësit të treten. Hidheni përbërjën në një shishe për spërkatje dhe spërkasni dyshemenë në pjesë të vogla duke e fërkuar më pas me një shtupë.

Në fund kaloni sipër një leckë të njomur me ujë të ngrohtë, për të hequr çdo mbetje të detergjentit dhe ndonjë papastërti.

Mos e anashkaloni shpëlarjen, përndryshe do të mbeten njolla të forta të sodës së bukës që janë të vështira për t’u eliminuar.

Krahas kësaj mënyre WeTekst Shqip iu sugjeron të përdorni edhe detergjentin e enëve.

Kjo pasi ai është shumë efektiv në materialet elastike të dyshemesë, si linoleumi dhe vinili, dhe gjithashtu funksionon mirë në pllaka qeramike.

Thjesht shtoni 1 ose 2 lugë gjelle detergjent enësh në 1 kg ujë të ngrohtë dhe përziejeni derisa përbërësit të bashkohen.

Përdoreni tretësirën për të pastruar dyshemenë e kuzhinës. Mos e përdorni atë në dyshemenë prej druri, pasi ato mund të njollosen ose shtrembërohen nga lagështia e tepërt.

Nëse keni parket laminat, së pari shikoni këshillat e prodhuesit. Shumica e laminateve nuk e durojën lagështirën e tepërt. /WeTekst Shqip


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: