Fërgesë me speca të pjekura



Specat janë përbërës të domosdoshëm të menysë vegjetarianë. Për këtë arsye kemi zgjedhur recetën fërgesë me specka. Për ruajtjen e përbërësve të rëndësishëm specat janë më mirë të freskëta por dhe receta që ne do të përgatitim specat i ruajnë vlerat ushqimore.

Fërgesë me speca të pjekura

Course: Side Dish

Cuisine: Albanian

Keyword: gjelle

Sasia: 4 persona

Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 1 kg speca ngjyra të ndryshme
  • 300 gram gjizë
  • 4-5 thelpinj hudhra
  • 1 spec i kuq djegës
  • vaj ulliri
  • pak kripë
  • piper
  • majdanoz

Përgatitja

  • Pasi i lajmë specat, i fshijmë dhe i pjekim mbi pllakën e sobës ose mbi skare. Pasi piqen i vendosim menjëherë në një enë me kapak. Në ketë mënyre mund të heqim cipën me lehtësi. I lemë të ftohen dhe u heqim cipën dhe farat.

  • Më pas i presim rripa – rripa, i hedhim në një enë duke i spërkatur me kripë dhe i trazojmë.

  • Në një enë tjetër hedhim gjizën, shtojmë piperin, majdanoz, hudhrat e grira, vaj ulliri, specin e kuq dhe e trazojmë që masa të bëhet e njëtrajtësheme.

  • Masën e gjizës e shtojmë tek specat duke i bashkuar të gjithë përbërësit.

  • Masën e bashkuar e ndajmë në katër kupa balte dhe i pjekim në furrë të nxehur për 10 minuta në temperaturën 200 gradë.

Receta për speca gogozhare, speca të mbushura me gjizë.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: