Sardele të pjekura me hudhër



Përbërësit :

1 -1.5 kg sardele

5-6 thelpinj hudhër

2-4 gjethe dafine

120 ml lëng limoni

120 ml ujë

Kripë

Piper i zi

Përgatitja :

Si fillim pastroni mirë sardelet siç bëni zakonisht.

Lajini me ujë të bollshëm disa herë dhe kullojini për të vazhduar me recetën.

Ndërkohë në një enë të thellë shtoni të gjithë përbërësit, përveç peshkut.

Pra, përzieni kripën, dafinën, piperin e bluar, thelpinjtë e hudhrës të grirë, lëngun e limonit dhe ujin.

Zdhidhni një tavë të gjerë dhe shtroni aty një nga një sardelet tuaja pasi të keni tharë pak nga uji.

Sipër lyejini mirë me masën që sapo përgatitët duke u kujdesur t’i lyeni ato dhe nga brenda për më shumë shije.

Të gjithë masën e lëngëshme hidheni në mënyrë të njëtrajtshme tek sardelet.

Futini në furrë në ngrohtë dhe piqini në temperaturën 180 gradë për 45 minuta.

Sardelet do të jenë gati kur të kenë marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe dhe të jenë kthyer në krokante.

Nxirrini nga furra e mund t’i konsumoni menjëherë të ngrohta, shoqëruar me sallatë jeshile e limon.

Post Views: 2,737


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: