Vlerat e Biotinës për Rritjen e Flokëve – Ushqimet ku Mund ta Gjeni



Biotina, pjesë e kompleksit të vitaminave B është thelbësore për shëndetin.

Kjo vitaminë që tretet në ujë ndryshe njihet si vitamina H.

Organizmi ka nevojë për biotinë që të transformojë ushqyes të dobishëm në energji.

Ajo  është e rëndësishme sepse është një përbërës i rëndësishëm i enzimave të trupit.

Këto të fundit shpërbëjnë yndyrën dhe karbohidratet në trup.

Problemet Që Shkakton Mungesa e Biotinës në Organizëm

Biotina gjendet në sasi të vogla tek ushqime si prodhimet e bulmetit, qumështi, kosi, djathi, por edhe veza, banania, arrorët si bajamet, arrat, lajthitë, salmoni, etj

Mungesa e biotinës vërehet pas hollimit të flokëve dhe acarimit e skuqjes së lëkurës në zonën përreth syve, hundës dhe gojës.

Simptoma të tjera përfshijnë: depresionin, plogështinë, haluçinacionet, mpirje  të krahëve dhe këmbëve.

Ka të dhëna shkencore të cilave u referohet WeTekst Shqip, sipas të cilave diabeti mund të shkaktojë nivele të ulëta të biotinës.

Nivelet e biotinës mund të ulen tek gratë shtatzëna, njerëzit që ushqehen keq, ata që kanë pësuar një rënie të madhe në peshë dhe duhanpirësit.

Biotina është veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e flokëve.

Vlerat e  Biotinës Për Rritjen e Flokëve

Përpara se të mësoni përdorimin e biotinës, duhet të dini për sasitë e rekomanduara ditore të biotinës për fëmijë dhe të rritur.

  • Foshnjet deri në 6 muaj kanë nevojë për 5 mikrogramë biotinë në ditë.
  • Foshnjet nga 7 në 12 muaj kanë nevojë për 6 mikrogramë biotinë në ditë.
  • Të miturit nga 1 deri në 3 vjeç  kanë nevojë për 8 mikrogramë biotinë në ditë.
  • Të miturit nga 4 deri në 8 vjeç  kanë nevojë për 12 mikrogramë biotinë në ditë.
  • Të miturit nga 9 deri në 13 vjeç  kanë nevojë për 20 mikrogramë biotinë në ditë.
  • Adoleshentët nga 14-18 vjeç  kanë nevojë për 25 mikrogramë biotinë në ditë.
  • Të rriturit mbi moshën 19 vjeç  kanë nevojë për 30 mikrogramë biotinë në ditë.
  • Gratë shtatzëna dhe ato lehonë kanë nevojë për 30 mikrogramë biotinë në ditë, ndërsa ato lehonë për 35 mikrogramë në ditë.

Biotina ka lidhje të drejtpërdrejtë me rritjen e flokut, thonjëve dhe shëndetin e lëkurës.

Ajo është thelbësore për prodhimin e keratinës, një proteinë e rëndësishme për strukturën e lëkurës, thonjëve dhe flokut.

Nëse dëshironi t’ju rritet floku në mënyrë të shëndetshme atëherë, sipas ekspertëve të WeTekst Shqip, duhet të hani më shumë ushqime të pasura me biotinë. Bëhet fjalë për:

  • Të verdhën e vezës
  • Djathi
  • Arrorët
  • Drithërat e plotë
  • Barishtet
  • Kërpudhat e bardha
  • Bishtajoret
  • Bananet
  • Lulelakra
  • Karrota
  • Domatja
  • Molla
  • Sallata jeshile.

Përveç ushqimeve, ju mund të merrni suplementë biotine të përshtatshëm për rritjen e flokut. /WeTekst Shqip


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: