Soufflé patate – Arti Gatimit



Soufflé patate mund të përgatitet edhe në versionin me proshutë në një tavë të vetme ose në porcione teke. Le të shohim më parë versionin vegjetarian të përgatitjes së kësaj recete.

Soufflé patate

Prep Time20 minutes

Cook Time10 minutes

Total Time30 minutes

Course: Main Course

Cuisine: Albanian

Keyword: gjelle

Sasia: 2 persona

Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 500 gr patate
  • 2 kokrra vezë
  • 50 gr djathë kaçkavall
  • 50 gr djathë parmigiano
  • gjethe qepe
  • 100 ml qumësht
  • 30 gr gjalpë
  • arrë moskat
  • majdanoz
  • piper i bardhë
  • spec i kuq

Përgatitja

  • Për të përgatitur soufflé patate në fillim duhet të pjekim patatet. Në një enë më ujë të bollshëm vendosim patatet për të zier. Pasi disa minutash i heqim dhe qërojmë dhe me një shtrydhëse patate i bëjmë brumë. Mund ti shtypim edhe me ndihmën e një pirun nëse preferoni konsistencë më të ashpër.

  • Patatet e shtypura i hedhim në një enë qelqi ku do të shtojmë djathrat e grirë, të verdhat e vezëve, gjethet e qepës dhe majdanozin e prerë hollë, arrë moskat dhe piper të bardhë.

  • Masën e trazojmë që të bashkohen të gjithë përbërit. Më pas shtojmë qumështin dhe gjalpin e shkrirë.

  • Të bardhat e vezëve i rrahim me pak kripë derisa të bëhen marengë. E hedhim vezët e rrahura te masa e patateve dhe e përziejmë përsëri. Masën e hedhim në tava balte dhe i futim në furrë të parangrohur në 200° për 10 minuta. Soufflé patate shërbehet e ngrohtë.

Receta të tjera që mund të pëlqeni Soufle portokalli, byrek me patate ose tave me patate.

Ju bëftë mirë nga WeTekst Shqip


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: