Si të përgatisim Maja Natyrale hap pas hapi



Pasi folëm se; Çfarë është Maja Natyrale? do të vijojmë me përgatitjen e saj duke shpjeguar çdo hap të ilustruar me foto. Përgatitja e maja natyrale është e thjeshtë dhe duhen vetëm pak përbërës. Duhet të përdorim miell gruri dhe të pasur me proteina 10% deri 13% por mund të niset dhe me miell integral.

Duhet të kemi parasysh që ka shumë mënyra për të përgatitur maja natyrale, por kjo teknikë është provuar dhe ka një rezultat shumë efikas në fryrjen e brumin për produktin final. Maja-ja natyrale gjendet në forma të ndryshme, ajo që do t’ju shpjegojmë ka masë homogjene dhe brumi është i dendur. Për fillues kemi përdorur një maj luge kos, por fare mire mund të përdoret edhe pak mjaltë ose mollë e bluar.

Si të përgatisim Maja Natyrale

Prep Time30 minutes

Resting30 days

Total Time30 days 30 minutes

Course: Bread

Cuisine: Global

Keyword: buke

Sasia: 1 vazo

Kalori: 50kcal

Përbërësit

  • 50 gr miell i bardhë
  • 25 gr ujë
  • 1 maj lugë e vogël kos

Përgatitja

Përgatitja e Majas Natyrale

  • Nisim përgatitjen e maja-së natyrale duke përzierë mirë miellin me 25 gr ujë dhe pak kos. Duhet të keni shumë kujdes që të gjitha gramaturat të jenë peshuar me saktësi.

  • Pasi kemi formuar një top brumi homogjen duke e ngjeshur për disa çaste, e vendosim në fundin e një gote cilindrike. Brumi duhet të mbulojë të gjithë sipërfaqen e fundit të gotës.

  • Gotën e mbulojmë më një rrjetë ose me qeskë kuzhine duke e shpuar sipër në mënyrë që të marri ajër.

  • Gotën më nisjen e majasë natyrale e vendosim në një ambient të ngrohtë, ideale do të ishte temperatura 26°C dhe e lëmë ashtu për 48 orë.

Maja natyrale – Dita e tretë

  • Pasi kanë kaluar 48 orë, heqim koren e formuar tek brumi dhe marrim 50 gr nga brumi tashmë i fermentuar.

  • Brumin e shkrijmë në 25 gr ujë, dhe pasi ka shkrirë shtojmë 50 gr miell. Formojmë kështu një top tjetër brumi homogjen duke e ngjeshur për disa çaste.

  • Vendosim përsëri brumin në gotë të mbuluar me një rrjetë dhe e lëmë në ambient të ngrohtë për 24 orë të tjera duke vendosur një shenjë në nivelin e brumit.

Maja natyrale – Dita e katërt

  • Pas 24 orë nëse brumi nuk ka kaluar shenjën që keni bërë, duhet ta lëmë edhe 24 orë të tjera.

  • Në rast te kundërt shkëpusim koren e formuar, marrim 50 gr nga brumi thartuar, dhe e tretim në 25 gr ujë dhe shtojmë 50 gr miell. Formojmë një top me brumin i cili duhet të jetë homogjen.

  • Vendosim përsëri brumin e formuar në një gotë dhe e lëmë për 24 orë të tjera të mbuluar më një rrobë/rrjetë në një ambient të ngrohtë.

Maja natyrale – Pas 24 orë

Rifreskimi i Majasë Natyrale

Përdorimi i Maja natyrale

  • Pasi kanë kaluar ditët do të vëmë re se brumi sa vjen edhe fryhet me shumë. Kjo është një shenjë e mirë pasi maja-ja natyrale po arrin “pjekjen” dhe do të kuptohet edhe se ka ikur aroma e keqe dhe është rikthyer një aromë e këndshme.

  • Nëse brumi trefishon masën në 3 apo 4 orë, për të paktën 3 here rresht nga rifreskimi, atëherë mund të themi se maja natyrale është gati për tu përdorur në receta gatimi.

Është shumë e këshillueshme përgatitja e produkteve në shtëpi pasi në këtë mënyrë ju keni kontroll për produktet që konsumoni dhe ushqeheni shëndetshëm.

Ky postim shënon fillimin e një serie me receta me maja natyrale. Vazhdoni të na ndiqni për recetat e radhë dhe për çdo pyetje apo sugjerime mund të na shkruani në hapësirën e komenteve më poshtë.


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: