Si të gatuajmë Sushi – Arti Gatimit



Sushi është një pjatë tradicionale japoneze me oriz të përgatitur me uthull, me pak sheqer dhe kripë, që shoqërohet me një larmi përbërësish, të tilla si ushqime deti, shpesh të papërpunuara dhe perime. Stilet e sushi dhe prezantimi i tij ndryshojnë shumë, por një përbërës kryesor është “orizi i sushi”, i njohur gjithashtu si shari, ose sumeshi

Si të përgatisim Sushi, një pjatë tradicionale japoneze në mënyrën sa më të lehtë.

Receta për sushi

Prep Time30 minutes

Total Time30 minutes

Course: Main Course

Cuisine: Japanese

Keyword: oriz, peshk

Sasia: 4 persona

Kalori: 170kcal

Përbërësit

  • 6 fletë alga deti
  • 250 gr oriz të përgatitur për sushi
  • 1/2 salmon i papërpunuar
  • 100 gr krem djathi
  • 1 avokado
  • salcë soje

Përgatitja

  • Vendosni algat në një mbështjellëse bambu, pastaj mbuloni fletën e algave me një shtresë të barabartë me orizin e përgatitur për sushi. Përhapim lehtësisht të gjithë orizin në mënyrë të barabartë.

  • Ne kemi zgjedhur salmon të papërpunuar por mund të përdorni edhe peshk të papërpunuar i zgjedhur sipas dëshirës.

  • Vendosni në oriz salmon, krem djathi dhe avokado dhe rrotulloheni fort. Përgatitjen priteni me një thikë të mprehtë, dhe shoqërojeni me salcë soje.

Ushqyerja në kalori: 190 kcal, karbohidrate: 11g, proteina: 10g, yndyrë: 12g, yndyrë e ngopur: 5g, kolesterol: 40mg, natrium: 92mg, fibra: 2g, sheqer: 1g

Lexoni gjithashtu recetën për makarona me salmon.

Ju bëftë mirë


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: