Si të gatuajmë Supë me presh dhe patate



Mënyrat si të gatuajmë supë janë nga më të ndryshmet. Në faqen tone gjeni receta për supë me kos, supë me karota apo edhe supë më kërpudha.

Recetën për supë me presh dhe patate duhet ta provoni patjetër. Shija delikate e produkteve e bëjnë këtë supë krem shumë të shijshme.

Supë me presh dhe patate

Prep Time20 minutes

Cook Time25 minutes

Total Time45 minutes

Course: Soup

Cuisine: Albanian

Keyword: supe

Sasia: 4 persona

Kalori: 260kcal

Përbërësit

  • 600 gr patate
  • 2 presha jo gjethet
  • 80 gr djathë pamixhano
  • 150 ml qumësht
  • 1/2 lugë gjalpë
  • spec i kuq
  • piper
  • 10 gr kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur supë me presh dhe patate, ne fillim lajmë e pastrojmë patatet dhe preshin. Preshit duhet ti marrim vetëm pjesën e bardhë.

  • Më pas preshin e presim në forma rrethore, patatet në formë kubi më të njëjtën madhësi. Preshin e prerë i hedhim në një enë të bollshme ku kemi shtuar gjalpin. E kaurdisim për pak çaste në zjarre dhe më pas shtojmë patatet. Në enë shtojmë ujë sa të mbulohen perimet dhe pak kripë.

  • Tenxheren e lemë në zjarre të avashëm për gati 20-25 minuta. Më pas patatet, preshat e zier i grijmë më një grirëse elektrike derisa të arrijmë një masë si krem. E vendosim në zjarre duke shtuar qumështin dhe djathin pamixhano. Supën me presh dhe patate e lëmë në zjarr dhe për pak çaste derisa të arrijmë trashësinë e dëshiruar.

  • Sipër sipas dëshirës i shtojmë pak spec ose erëza sipas dëshirës.

  • Supë me presh dhe patate është gati. E shërbejmë në pjata të thella supe dhe sipër shtojmë akoma djathë të grirë nëse dëshirojmë, por un do preferoja pak spec djegës.

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: