Si të gatuajmë Supë me domate



Përveç recetës tradicionale, ka shumë mënyra për ta bërë supën me domate edhe më të mirë. Lexoni versionin tonë dhe shpërndajeni për miqtë tuaj!

Supë me domate përgatitur me domate të freskëta sjell në tavolinë një freski dhe shije fantastike. Një pjatë vetëm pak përbërës dhe shumë e lehtë.

Supë me domate

Prep Time10 minutes

Cook Time20 minutes

Total Time30 minutes

Course: Soup

Cuisine: Mediterranean

Keyword: supe

Sasia: 4 persona

Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 1 kg domate
  • 2 karota
  • 1 qepë
  • 2 qepe të njoma të bardhat
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 1 lugë gjellë gjalpë
  • 1/2 luge gjellë miell
  • kripë
  • rigon
  • piper i zi
  • 4 feta buke

Përgatitja

  • Për të përgatitur supë me domate, lajmë dhe pastrojmë të gjitha perimet. Domatet i pastrojmë nga lëkura dhe i presim kubik, karotat i grijmë në rënde dhe qepët i presim hollë.

  • Në një enë të vendosur në zjarr ku kemi hedhur gjalpin, shtojmë qepën dhe hudhrën e prerë hollë. I trazojmë për 2-3 minuta dhe shtojmë miellin, sa të marri një zverdhje të lehtë.

  • Në enë shtojmë domatet dhe karotat duke e trazuar pak dhe e lemë të ziej për 10 minuta. Masës i shtojmë 200 ml ujë të nxehtë, kripë dhe e lemë edhe 10 minuta të ziejë në zjarr të ngadalshëm.

  • Më pas me ndihmën e një grirësi elektrik e grijmë derisa të jetë një masë homogjene. Supë me domate i shtojmë erëzat dhe gjithçka është gati.

  • Supë me domate serviret e ngrohtë me bukë të thekur.

Lexo recetat për supë me finok, supë me kos ose supë me karota.

Ju bëftë mirë nga WeTekst Shqip


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: