Shishqebap vegjetarjan pjekur në furrë



Sot do të përgatitim shishqebap me perime të ndryshme. Konsumimi i perimeve me ngjyra të ndryshme mundëson ushqyerjen e trupit në sasi të mjaftueshme dhe të shëndetshme me fibra, minerale, acide yndyrore dhe nutrientë të tjerë të nevojshëm për organizmin.

Shishqebap me perime të ndryshme shumë i thjesht për përgatijë dhe super i shijshëm.

Shishqebap vegjetarjan

Prep Time15 minutes

Cook Time10 minutes

Total Time25 minutes

Course: Appetizer

Cuisine: Global

Keyword: perime

Sasia: 2 persona

Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 1 karotë
  • 1 kungull
  • 1 spec
  • 1 patate
  • 1 domate
  • 1 qepë
  • 2 kërpudha
  • pak rozmarinë
  • disa gjethe majdanoz
  • pak piper
  • 30 ml vaj ulliri
  • 10 gr kripë

Përgatitja

  • Pastrojmë e lajmë të gjitha perimet dhe i presim në forma rrethore ose kubik. Për këtë recetë mund të përdorim çdo lloj perime që dëshirojmë.

  • Perimet e prera i hedhim në enë veç e veç. Në shufrën e shishqebapit i kalojmë të gjitha perimet duke i kombinuar sipas dëshirës.

  • Shishqebapët e përgatitur i vendosim në një pjatancë dhe i marinojmë me kripë, vaj e piper.

  • I lemë të pushojnë për gati 5-6 minuta dhe i pjekim në furrë të parangrohur për 10 minuta.

  • Shishqebap me perime janë gati. I shërbejmë të ngrohtë së bashku me pjata të tjera

Receta që mund tu pëlqejnë Shishqebap me mish pule ose shishqebap peshku

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: