Receta për Bruschetta – Arti Gatimit



Një gjë e rëndësishme mbi përgatitjen e bruschetta-ve është përgatitja e aromave dhe marinimi i domateve me hudhër, vaj dhe borzilok, në mënyrë që salca për bruschetta të marrë edhe më shumë aromë.

Si të përgatisim bruschetta me domate? Fjala bruschetta rrjedh nga buka e thekur, duke qenë se është produkti kryesor për përgatitjen e brusketës së përsosur.

Receta për Bruschetta

Prep Time15 minutes

Cook Time10 minutes

Total Time25 minutes

Course: Appetizer

Cuisine: Italian

Keyword: antipaste

Sasia: 4 persona

Kalori: 140kcal

Video

Përbërësit

  • 300 gr domate qershi
  • 6 feta bukë
  • 2 copë thelpinj hudhër
  • 1 lugë e vogël kripë
  • 1 lugë e vogël rigon
  • 2 gjethe borzilok
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër

Përgatitja

  • Për të përgatitur brusketa, fillimisht, presim bukën në feta. Buka ideale për bruschetta është buka e bërë me grurë të fortë ose bukë fshati.

  • Domatet qershi pasi i kemi larë, i presim në pjesë të vogla. Mund të përdorni dhe domate te llojeve të ndryshëm. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak hudhër të grirë imët të cilën e bashkojmë me domatet e grira.

  • Hedhim pak kripë e spërkasim me rigoni dhe në fund hedhim dy lugë vaj ulliri. Shtojmë edhe disa gjethe borzilok të freskët. E lëmë të pushojë përgatitjen me domate dhe ndërkohë thekim bukën.

  • Bukën mund ta thekim në një tigan ose në furrë. Pasi buka të jetë thekur dhe të jetë akoma e ngrohtë, fërkojmë thelbin e hudhrës mbi të

  • Vendosnim sipër çdo fete me buke 1 ose 2 lugë nga domatet e përgatitura. Vazhdojmë kështu me të gjithë fetat e bukës dhe pjesën tjetër të domates

  • Ju këshillojmë që brusketën ta shërbeni menjëherë, në mënyrë që buka të mos thithë shumë lëngun e domates por të mbetet krokante.

Ky është versioni klasik i brusketa me domate por ato mund të bëhen në një shumë mënyra të ndryshme.

Receta për antipastë italiane.

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: